Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesi, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin anëtarët e KPF – së, drejtoresha e financave, znj.Dafina Cacaj dhe zyrtarë tjerë. Në këtë mbledhje u diskutua për këto pika:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Shqyrtimi i raportit financiar 6 dhe 9 mujor;
-
Shqyrtimi i propozimit për kryerjen e obligimeve ndaj marrëveshjes së Komunës me Organizatën për Zhvillim Rural (OZHR) “Mëshqerra” – Prishtinë, participim në projektin e përbashkët nga lëmia e blegtorisë, në shumën 17,600.00 euro;
-
Shqyrtimi i kërkesave;
-
Të ndryshme.