Në Deçan u mbajt mbledhja e X-të e Komitetit për Politikë dhe Financa nën udhëheqjen e Florim Matajt. Të pranishëm ishin anëtarët e KPF- së, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Dafina Cacaj, drejtori për Arsim Besnik Hulaj dhe zyrtar tjerë.
Në këtë mbledhje u diskuta për këto pika:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kuluar
2. Shqyrimi i Raportit nëntë mujor financiar
3. Shqyrtimi i Draft – Planit Zhvillimor të Arsimit 2024-2027
4. Shqyrtimi i kërkesave
5. Të ndryshme.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pika tjera. Të gjitha pikat kaluan për shqyrtim në seancën e rregullt të mbledhjes së Kuvendit, e cila do të mbahet të mërkurën me 30.10.2024.