U mbajt mbledhja e X-të e rregullt e KPF-së në Deçan

U mbajt mbledhja e X-të e rregullt e KPF-së në Deçan, të cilën e udhëhoqi kryesuesi, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin anëtarët e KPF-së dhe zyrtarë tjerë, ku u shqyrtuan disa pika të rendit të ditës si:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi i Listës së përgjithshme të pronave të paluajtshme të komunës dhe listës së veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjatë vitit 2023;

  3. Shqyrtimi i Planit për menaxhimin e mbeturinave;

  4. Shqyrtimi i Planit të veprimit komunal për energji dhe klimë;

  5. Shqyrtimi i propozimit të Drejtorisë për SHP për ndryshimin e tarifave në Rregulloren për Menaxhimin e mbeturinave, 01.Nr.l-5.dt. 31.01.2019.;

  6. Caktimi i lokacionit për deponi inerte;

  7. Shqyrtimi i Raportit të Planit të lntegritetit;

  8. Rishqyrtimi i akteve komunale me rekomandim të Ministrisë ( Rregullore 01 Nr. V – 6 për shërbimet publike komunën e Deçanit );

  9. Shqyrtimi i raportit të Auditorit të Jashtëm për vitin 2021;

  10. Shqyrtimi i Raportit të vlerësimit të dëmeve nga vërshimet;

  11. Shqyrtimi i propozimit për miratimin e Logos “ Gjenocidi në Kosovë plagë e hapur “;

  12. Shqyrtimi i propozimit të DKA-së për ndryshimin e emrit të SHFMU- së në Strellc të Epërm nga SHFMU “Bajram Curri “ në SHFMU “ Haki Povataj “;

  13. Shqyrtimi i kërkesave;

  14. Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pikat tjera. Pikat kaluan për shqyrtim në seancën e rregullt të mbledhjes së Kuvendit të Komunës së Deçanit, e cila do të mbahet më 29.12.2022.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …