Mbledhjen e X-të të rregullt të Kuvendit të Komunës së Deçanit e udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj, i pranishëm ishte Kryetari i Komunës , z. Bashkim Ramosaj, anëtarët e Kuvendit, drejtorë të drejtorive komunale, zyrtar komunal. Për rend dite ishin propozuar këto pika:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Shqyrtimi i Propozim – Vendimit për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2024;
-
Shqyrtimi i Draft – Planit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në komunë;
-
Shqyrtimi i Draft – Strategjisë për Informim dhe Komunikim 2023 – 2027;
-
Të ndryshme.