U mbajt mbledhja e XI–të e Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Deçan. Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesi, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin anëtarët e KPF-së, drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, znj. Agnesa Vokshi, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, drejtori për Ekonomi dhe Zhvillim, z. Isuf Demhasaj dhe zyrtare tjerë. Në këtë mbledhje u diskutua për këto pika:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Shqyrtimi i Raportit të Planit të Integritetit;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i Draft – Planit të transportit rrugor lokal për Komunën e Deçanit 2023 – 2028;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i Draft – Programit për banim social 2023 – 2026;
-
Shqyrtimi i Raportit të vlerësimit të dëmeve nga vërshimet, breshëri, erërat etj;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i Draft – Rregullores për Menaxhimin e mbeturinave;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i Draft – Rregullores për përzgjedhjen e mësimdhënësit të dalluar;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i Listës rezervë për emërim të rrugëve nëpër të gjitha fshatrat e komunës së Deçanit;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i Draft – Strategjisë për zhvillim ekonomik lokal, dhe Planit të Veprimit 2023 – 2030;
-
Marrja e vendimit për pagesën, në bazë të memorandumit të bashkëpunimit, shtëpisë për Mirëqenien e Gruas;
-
Marrja e vendimit për ndarjen e mjeteve për “Hartimi i Planit të Veprimit për cilësinë e ajrit;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i Draft – Raportit përformances komunale për vitin 2022;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i Listës së përgjithshme të pronava të paluajtshme të Komunës që planifikon për dhënie në shfrytëzim gjatë vitit 2024;
-
Të ndryshme.