leoni

U mbajt mbledhja e XI-të për këtë vit kalendarik e Komitetit për Politikë dhe Financa të Komunës së Rahovecit

Udhëhequr nga Kryesuesi, Arbër Zenuni, të martën në Rahovec është mbajtur mbledhja e 11-të e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) për vitin 2024.

Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishin edhe Nënkryetari, z. Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive, përfaqësuesit e OSBE-së dhe zyrtarët komunalë.

Mbledhja ishte konstruktive dhe efikase, ndërsa për mbledhjen e rregullt të Kuvendit unanimisht u ceduan këto pika:

1. Shqyrtimi i propozim-vendimit për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2025

2. Shqyrtimi i propozim-vendimit për ndarje të parcelave në Zonën Kadastrale Kramovik dhe Guri i Kuq)

3. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale në Hoçë të Madhe.

U propozuan 2 pika shtesë, të njëjtat u votuan dhe u ceduan për në mbledhjen e rregullt të kuvendit:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës zona kadastrale, Hoçë e Madhe;

2. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për shfuqizimin e vendimit 01 Nr.253/24 i datës 24.09.2024, për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës dhe vendimin 01 Nr.24/24 i datës 24.09.2024 për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale.

Kontrolloni gjithashtu

SHMP “Lasgush Poradeci” në Kijevë shënoi Ditën e Shkollës

Shkolla e Mesme Profesionale “Lasgush Poradeci” në Kijevë shënoi Ditën e Shkollës. Në këtë manifestim …