U mbajt mbledhja javore e ekzekutivit komunal në Kaçanik 

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, ka zhvilluar mbledhjen javore me drejtorët e drejtorive komunale, ndërsa prezantoi edhe nënkryetari Ylber Bajra. Në takim u diskutuan një varg temash me rëndësi për qytetarët, ndërsa në veçanti diskutimi ishte tek mirëmbajtja e rrugëve si dhe përgatitjet me rastin e shënimit të përvjetorit të dhjetë të pavarësisë së Kosovës. Drejtoria e Shërbimeve Publike njoftoi se gjatë tërë javës është punuar në hapjen e tombinës së bllokuar nga përroska e Rakocit në bulevardin “Ismajl Raka” dhe është funksionalizuar, ndërsa së shpejti pritet të vihet në funksion për qarkullim edhe rruga në bulevard. Nga ana tjetër, Drejtoria e Arsimit njoftoi se Komuna e Kaçanikut është përfituese në mesin e dhjetë Komunave të Kosovës, ku është vendosur ikona e jubileut të pavarësisë pikërisht në Parkun e Qytetit në Kaçanik si dhe është bërë vendosja e flamujve kombëtarë e shtetëror në pjesë të ndryshme. U bë thirrje që zbukurimet si flamujt apo ikona të mos dëmtohen nga qytetarët e pandërgjegjshëm, sepse po i japin imazh jo të mirë festës së pavarësisë. Përgatitjet janë duke vazhduar në shënimin sa më dinjitoz të kësaj feste madhështore, kurse të gjitha aktivitetet do të organizohen nën përkujdesjen e kryetarit Besim Ilazi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …