U mbajt mbledhja komemorative për mëuesin dhe poetin Agim Kastrati

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët, “Fehmi Agani” në Turjakë, organizoj mbledhje komemorative për mësuesin dhe poetin Agim Kastrati. Në këtë ceremoni komemoracioni, mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe përfaqësues të Drejtorisë së Arsimit. Kryetari Kastrati në fjalën e tij tha se falë poezisë dhe pasionit të tij për mësimin, Agim Kastrati do të jetojë përgjithnjë në zemrat dhe mendjet tona. Shembull i plotë dhe Lamtumirës i përjetshëm, për mësuesin dhe poeti Agim Kastrati , me zemër të madhe , sot dridhi komunitetin në mbledhjen komemorative me vargje dhe dijen e tij si mësues dhe poet, që na mësoi ta dashurojmë jetën dhe fjalën artistike të shkruar në vargjet me nxënësit, kjo do të jetoj e komunikoj përherë. Falë poezisë dhe pasionit të tij për mësim, Agim Kastrati do të jetojë përgjithnjë në zemrat dhe mendjet tona’, tha ndër të tjera kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.

Fjalë rasti në ceremoninë mortore për mësuesin dhe poetin Agim Kastrati, mbajtën drejtori i shkollës,”Fehmi Agani”, Agron Zogaj, derisa në emër të SHKL ‘Tafil Kelmendi ‘, Rexhep Toplana, ku Agimi ishte anëtarë i kësaj shoqate . Në fund në emër të SHKL “Tafil Kelmendi” , lule në varrin e tij vendosën , Zymer Zogaj dhe Rexhep Hasani, nga SHK “Xheladin Gosturani”, Tropojë.

Në emër të familjes, falënderoi për pjesëmarrje në ceremoninë e varrimit, Hashim Kastrati, vëllai i Agimit.

Kontrolloni gjithashtu

Ligjëratë informuese për mbrojtjen nga zjarret në Shkollën e Mesme Teknike në Viti

Në ambientet e Shkollës së Mesme  te Ulët “Dëshmorët e Vitisë”, sot është mbajtur një …