U mbajt mbledhje komemorative për t’i dhënë lamtumirën e fundit, por edhe për të kujtuar dhe nderuar jetën e ish punëtorit të komunës së Deçanit, Gani Komoni

U mbajt mbledhje komemorative për t’i dhënë lamtumirën e fundit, por edhe për të kujtuar dhe nderuar jetën e ish punëtorit të komunës së Deçanit, Gani Komoni. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i cili ndër të tjera tha: Ishte punëtor i komunës së Deçanit deri në pensionimin e tij, një profesionist i shquar, punëtor i palodhshëm, shembull e frymëzim për të gjithë. Bacën Ganë do e kujtojmë çdo herë për pozitivitetin e tij, profesionalizmin, një burrë që nuk i mungoj atdhedashuria, puna dhe përkushtimi për asnjë moment. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Komoni, kolegët, miqtë dhe gjithë ata që e njohën!

May be an image of 1 person and text

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …