U mbajt mbledhje komemorative për veteranin UÇK-së Zeqir (Halil) Nimonaj

Me një mbledhje kokemorative të organizuar nga Komuna e Deçanit në bashkëpunim më Shoqata e Dala nga Lufta e UÇK-së ju dha lamtumira e fundit luftëtarit të dalluar të UÇK-së, veteranit dhe invalidit të luftës, së UÇK-së Zeqir ( Halil ) Nimonaj nga Gllogjani i cili tërë jetën qëndroi i palëkundur në çdo situatë, pjesëmarrës në protesta e demonstrata të Kohës, aktivist në të mirë të popullit të vet ushtarë i radhëve të para të UÇK-së, gjithmonë i pa lodhshëm në veprime për Lirinë e Atdheut. Për rrugëtimin tij, trimërinë, guximin gatishmërinë që të jet kudo dhe kurdo i gatshëm për të sakrifikuar për vendin, folën i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj i cili ndër të tjera tha: ’’Me respekt dhe me dhimbje të thellë me lejoni që në emër të qytetarëve të komunës se Deçanit, ti shpreh ngushëllime familjes se madhe Nimonaj, për ndarjen nga jeta, te birit tuaj, vëllait, bashkëshortit dhe prindit tuaj të shtrenjtë Zeqir Nimonaj. Në rrugëtimin tone të vështirë, në kohën kur jeta na ka goditë, në kohen kur djemtë e Nimonajve, Naimi, Fatmiri, Luani dhe 24 bashkëvendës te Zeqirit, po e ujitnin Token me gjakun e tyre për te ardhur deri te Liria, Zeqiri i fort ishte. Burrë qe dhimbjen e shndërroj ne forcë për te gjithë ne, dhe ashtu do përkujtohet nga ne njeri me virtyte tepër te veçanta, shok i mirë bashkëluftëtar i mirë njeri qe punoj e luftoj shumë, që familja e rrethi i tij të kenë nderin që sot e gëzojnë. Vetëm para dy jave në takimin që e kishim si shok e si bashkëluftëtare, qe nganjëherë edhe tallemi në bisedë e sipër, dikush nga ne në tallje tha, se mbaj mend a tha Dauti, Abdyli, Ibrahimi, Naimi apo Besimi, athu kush nga ne e ka rendin, në këtë ironizim të asaj dite Zeqiri tha kanë shkuar djem me te ri se unë, te gatshëm me ka duke u buzëqeshur e përmbylli fjalinë e vet. Pikërisht me 6 qershor kur po bëheshim gati me bashkëluftëtarët për te përkujtuar në 20 vjetorin e rënies heroike, të Heronjve të fundit te Luftës Çlirimtare në Dukagjin, Shpend Malaj e Burim Mustafaj. Ne sot ishim në nderim por po ashtu sot po u dërgojmë ne gjirin e tyre edhe një bashkëluftuar’’. Ndërsa deputetit Rasim Selmanaj në emër të fshatit Gllogjan tha se Modestia e juaj pas lufte, sjelljet dhe sinqeriteti i juaj prej njeriut të vërtet e të luftarit të madh të bëjnë të veçantë. Gjithçka i ofrove vendit por nuk rrahe gjoks, e as nuk i kërkove asgjë! Zv.Ministri dr.Ali Berisha, evokoj kujtime nga koha e luftës ku në vija të fronit kishte takuar Zeqirin, atëherë edhe kur kishte marrë plagën e parë e kishte shëruar. Në emër të Shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së dhe bashkëluftëtarëve foli Ibrahim Selmonaj ku nderë të tjera tha se Zeqën nuk e lodhen betejat, nuk e ligën as plagët, ky burrë nuk u ligështua as atëherë kur ju vranë nipat, por na mbajti neve të fortë me burrërinë karakterin dhe moralin e tij të fortë. Ndërsa në emër të familjes Nimonaj të pranishmit e këtij komemoracioni i ka falënderuar nipi Korab Nimonja. Në këtë komemoracion telegram ngushëllimi kishte edhe nga Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj. Zeqir (Halil) Nimonaj nga sot do të pushoi i qetë në Varrezave të Dëshmorëve në Gllogjanë pranë shokëve të tij bashkëluftëtarë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …