leoni

U mbajt një punëtori që synon mbështetjen e grave për krijimin e organizatave sindikale

Organizuar nga Drejtoria për Bujqësi e Pylltari në Viti, të enjtën është mbajtur një takim me bizneset dhe menaxherët e resurseve humane nga sektori privat, në kuadër të projektit “Punë të denjë për gratë”. Qëllimi i këtij projekti, është përmirësimi i cilësisë së punësimit për gratë në Kosovë, përmes adresimit të diskriminimit në vendin e punës dhe zbatimin e legjislacionit që lidhet me grat dhe punën. Projekti “Punë të denjë për gratë” është pjesë e Programit të Drejtësisë Sociale, që ndër të tjera synon pjesëmarrjen aktive të grave dhe grupeve të ndjeshme në dialogun social. Gjithashtu, kontribuon në drejtësi më të madhe sociale duke e përmirësuar zbatimin e të drejtave të punës dhe legjislacionit. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës Sokol Haliti, i cili ka ritheksuar mbështetjen e Institucioneve komunale për projektet e grupeve të grave, si dhe mbështetjen e vazhdueshme në përfshirjen e tyre në organet vendimmarrëse. Haliti po ashtu ka përmendur edhe një varg projektesh që janë realizuar në komunën e Vitisë nga grupet e grave dhe ka shprehur gatishmërinë që edhe në të ardhmen, të mbështesë iniciativat që e forcojnë pozitën e gruas në shoqëri. Ky takim është mbështetur nga IKS (Iniciativa kosovare për Stabilitet) që është një institut kërkimor i pavarur, jo fitimprurës e që fokusohet në hulumtime epirike dhe analiza të zhvillimeve socio-ekonomike në Kosovë, ndërsa mbështetet nga Ambasada holandeze në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …