Në Qeverinë e Kosovës është mbajtur takimi i përbashkët i Grupit Punues ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës dhe përfaqësuesve nga Këshilli i Evropës. Nga institucionet kosovare në këtë takim mori pjesë zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe i Diasporës, Kreshnik Ahmeti, me përfaqësues tjerë të institucioneve kosovare derisa nga KE mori pjesë drejtori për Koordinim të Programeve, Klaus Neukirh, drejtoresha e divizionit të trajnimeve mbi të drejtat e njeriut dhe drejtësinë, Eva Pastrana, e të tjerë. Në këtë takim palët folën për rezultatet e arritura të Kosovës në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, barazinë sociale, anti-diskriminimin dhe demokracinë. Zëvendës-ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, tha se Kosova ka shënuar progres në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit bazuar në raportet e fundit ndërkombëtare. Qeveria dhe institucionet kosovare janë të përkushtuara për arritjen e standardeve që sigurojnë mbrojtjen e njeriut dhe të drejtat e gjithë qytetarëve në Kosovë pa dallim, tha Kreshnik Ahmeti.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …