leoni

U mbajt protesta paqësore e serbëve në Mitrovicën e Veriut, të cilët e kundërshtojnë hapjen e Urës së Ibrit

U mbajtën protestat paqësore të serbëve në Mitrovicën e Veriut, të cilët e kundërshtojnë hapjen e Urës së Ibrit, që është e mbyllur për qarkullim të veturave që nga përfundimi i luftës në Kosovë. Pjesë e protestës ishin  edhe zyrtarë të lartë të Listës Serbe.  Protestuesit mbajtën  pankarta në duar ku shkruante: Në urë mbrojtëm mbijetesën, tani mbrojmë zhdukjen. Nëse Kurti e hap Urën, KFOR-i dhe QUINT-i do të jenë përgjegjës për gjithçka, Derisa BE dhe Amerika  po shkruajnë deklarata, ata po na dëbojnë. Po kërkojmë nga KFOR të na mbrojë e të tjera. Në këtë protestë morën pjesë edhe drejtuesit e Listës Serbe: Zlatan Elek, Dragisha Miloviq, Slavko Simiç, Igor Simiç, Ivan Todosijeviq e të tjerë. Protesta, në prani të një numri të madh të policisë së Kosovës dhe të UULEX-it,  është mbajtur e qetë dhe pa incidente.

Kontrolloni gjithashtu

Sekuestrohen pasuritë e Monika dhe Fatime Kryemadhit, të dyshuara për korrupsion dhe pastrim parash

Sekuestrohen pasuritë e Monika dhe Fatime Kryemadhit, të dyshuara për korrupsion dhe pastrim parash

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shqipëri njoftoi se Gjykata ka …