U mbajt punëtoria me temë “Drafti i parë i Planit të Integritetit për Komunën e Vitisë 2023-2025”

Organizuar nga Zyra për Barazi Gjinore e komunës së Vitisë, është mbajtur sot punëtoria me temë “Drafti i parë i Planit të Integritetit për Komunën e Vitisë 2023 – 2025”. Qëllimi i kësaj punëtorie ishte diskutimi rreth këtij drafti i cili është i pari për këtë komunë, e e cila është përkrahur edhe nga Misioni i OSBE-së, Zyra Rajonale në Gjilan. Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin zyrtarët komunal, drejtues të institucioneve e drejtorë të Drejtorive komunale. Zv.kryetari i komunës Hasan Aliu, në fillim tha se hartimi i planit të integritetit, si draft, përcakton objektivat e një plani të avancuar për 2023-2025. Andaj si i tillë, shpresoj të jetë më funksional. Irfan Ukshini nga zyra e OSBE-së, njoftoi për angazhimin e kësaj organizate në mbajtjen e punëtorive, që për synim ka praktikat e mira të prezantohen dhe inkorporohen në plan. Ai po ashtu tha se OSBE do të vazhdojë të mbështesë dhe përkrah iniciativat në hartimin e planeve, si ky për Integritetin. Ibadete Hyseni, shefe e grupit punues për hartimin e draft planit, prezantoi para pjesëmarrësve këtë plan, duke theksuar se ky dokument synon të kontribuojë në ndërtimin e një administrate komunale profesionale dhe të modernizuar, të zhvillimit të qëndrueshëm socio-ekonomik lokal, me qëllim të ngritjes së mirëqenies së qytetarëve përmes ofrimit të shërbimeve efektive dhe cilësore për të gjithë. Kurse Sadri Rrmoku, konsulent nga OSBE, prezantoi modalitetet, kuptimin e integritetit, objektivat, qëllimet, identifikimet etj, që mund të përfshihen në këtë draft. Po ashtu pjesëmarrësit u ndanë në grupe dhe identifikuan në mënyrë praktike vlerësimin e rreziqeve, gjasat e rrezikut dhe veprimet. Përmes Planit të Integritetit, do të promovohet demokracia lokale në mënyrë që komuna të përmbushë objektivat e saj, për të përballuar sfidat ekonomike, sociale dhe politike.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …