U  mbajt punëtoria për harmonizimin e planit të veprimit të mekanizmit koordinues komunal për mbrojtje nga dhuna në familje

I kryesuar nga zyrtari për barazi gjinore, z. Alban Gashi, njëherësh kryesues i grupit punues dhe i shoqëruar nga kryetari i Komunës, z. Smajl Latifi, u mbajt punëtori për harmonizimin dhe miratimin e Planit të Veprimit të Mekanizmit Koordinues Komunal për Mbrojtje nga Dhuna në Familje.  Përgjatë punëtorisë, u shqyrtuan të gjitha pikat e këtij plani, duke i bashkërenduar dhe harmonizuar të gjitha aktivitetit. Në fund të kësaj punëtorie, anëtarët e Mekanizmit Koordinues Komunal për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, miratuan planin njëzëri. Mekanizmi ka për qëllim që të adresojë dhe të trajtojë çështjet e dhunës në familje, duke përfshirë përfaqësues të institucioneve të ndryshme lokale dhe organizatave joqeveritare.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …