leoni

U mbajt seanca e fundit për këtë vit e Kuvendit Komunal në Suharekë

Kuvendi i Komunës në Suharekë, ka mbajtur seancën e dymbëdhjetë dhe të fundit për vitin 2016, të cilën e kryesoi Refki Gega, në të cilën u shqyrtuan këto  pika të rendit të ditës:

1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

2.Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e planit të veprimit të KKSB-së për vitin 2017;

3.Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e planit të punës dhe orarit të mbledhjeve të Kuvendit të Komunës dhe komiteteve obligative për vitin 2017;

4.Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e plani i veprimit për transparencë në komunën e Suharekës për vitin 2017; dhe

5.Pyetje dhe përgjigje.

Në këtë seancë pas disa diskutimeve nga ana e Këshilltarëve të subjekteve të ndryshme dhe kërkesave e vërejtjeve që u dhanë më pas u miratuan unanimisht pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim: Plani të veprimit të KKSB-së për vitin 2017, Plani të punës dhe orarit të mbledhjeve të Kuvendit të Komunës dhe komiteteve obligative për vitin 2017 dhe Plani i veprimit për transparencë në komunën e Suharekës për vitin 2017. Në këtë seancë këshilltari nga radhët e AAK-së, Besim Kuçi, ka dhënë dorëheqja nga pozita e këshilltarit komunalë dhe nga subjekti i tij politikë. Në fund të seancës, kryetari i Komunës së Suharekës, z. Sali Asllanaj, ka falënderuar për punën, bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë të gjithë anëtarët e Kuvendit, të cilëve edhe iu ka uruar çdo të mire në vitin e Ri.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …