U mbajt seanca e nëntë e rregullt e K.K. të Rahovecit për vitin 2023

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e nëntë e rregullt për vitin 2023. Të pranishëm në seancë përveç kuvendarëve, si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, nënkryetari z. Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, mediat që monitorojnë seancën, përfaqësuesit e KDI-së si dhe përfaqësuesit e OSBE-së. Si çdo herë fillimi i seancës u karakterizua me pyetje të kuvendarëve për kryetarin e komunës, respektivisht ekzekutivin. Pyetjet ishin rreth:

▪ Degë te stacionit policor në Krushë të Madhe;

▪ Rruga Ali Sokoli, dy lagje të mëdha të pakalueshme;

▪ Kërkesë për informatë rreth fermerëve përfitues të dëmeve;

▪ Rregullimi i rrugës kryesore në fshatin Polluzhë;

▪ Plani Zhvillimor Komunal- arsyeja pse është kthye;

▪ Rruga “Vëllezërit Frashëri”, pengesa në kyçje;

▪ Ndërhyrje në rrugën Mexhid Mustafa;

▪ Finalizimi i sheshit në qendër të qytetit

▪ Dëmtimet në rrugën te Teqja e Madhe;

▪ Praktikantët me pagesë me partneritet publiko-privat nuk janë thirr ende;

▪ Shtëpia e të moshuarve, autobusët urban;

▪ Kompensimi i 3 pagave pas pensionimit;

▪ Lejet ndërtimore;

▪ Fusha sportive në Guri të Kuq.

Në të gjitha pyetjet e parashtruara, anëtarët e kuvendit morën përgjigje të strukturuara dhe konkrete nga kryetari i komunës z. Smajl Latifi.

RENDI I DITËS me 9 pika, ishte ky:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;

  3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik parcelën P-01035-0, në Zonën Kadastrale Xërxë;

  4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien e Pëlqimit për këmbimin e pronës publike komunale P-02302-0, me pronën e institucionit qendror P- 02240-1, për interes publik ZK-Rahovec;

  5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ridestinim të mjeteve;

  6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për miratimin e buxhetit për vitin 2024;

  7. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së Komunës së Rahovecit P-00266-0, ZK- Hoçë e Madhe;

  8. Informatë nga DKA-ja për përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2023/2024;

  9. Informatë për muajin e mërgimtarëve prej 15 korrikut, deri më 15 gusht 2023.

Pika shtesë:

1 Vendimi për shfuqizimin e vendimit 01 Nr.129/23 i datës 30.08.2023 për dhënien e lejes për kushte ndërtimore dhe leje ndërtimore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …