U mbajt sesion informues për përfshirjen e grave në agrobiznes

Në kuadër të projektit të implementuar nga organizata Kosova Women 4 Woman, së bashku me Programin për të Drejta Civile në Kosovë(CRPK) dhe Care International të financuara nga BMZ(EG) në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj, u mbajt sot, sesioni informues “Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosovës”, ku të pranishmet patën mundësinë të njihen me objektivat e projektit, mundësinë e përfshirjes dhe zbatimit të nismave në kuadër të këtij projekti. Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami çmoi lartë këtë mundësi që ofron ky projekt i veçantë, duke i kontribuar fuqizimit të grave në sferën e agrobiznesit, një mundësi e jashtëzakonshme kjo edhe për zhvillimin ekonomik lokal.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …