U mbajt takim informues me Biznese, Kompani private dhe institucione publike për PZHK-në

Komuna e Therandës, përkatësisht Drejtoria komunale për Urbanizëm dhe Planifikim, po vazhdon me mbajtjen e takimeve dhe punëtorive të ndryshme lidhur me PZHK-në (Planin Zhvillimor Komunal). Një takim informues u mbajt edhe të premten ku kanë qenë të ftuara përfaqësuesit e Bizneseve, Kompanive private, institucioneve dhe ndërmarrjeve publike, KEDS, IPKO etj, ku para tyre Kompania konsulente INSI, ka bërë prezantimin fillestar të kërkesave dhe përmbajtjes së PZHK, për të diskutuar detyrat e përbashkëta në mes të këtyre institucioneve dhe Kompanisë konsulente gjatë procesit të hartimit të dokumentit. Në takim ishte edhe Kryetari i Komunës së Therandës Bali Muharremaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …