U mbajt takim publik me qytetarë për ndërtimin e sheshit në qendër të qytetit të Rahovecit

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, është mbajtur takim publik me qytetarë për ndërtimin e sheshit në qendër të qytetit. Qytetarët të pranishëm në këtë takim e mirëpritën këtë projekt, duke thënë se vërtetë qendra e qytetit duhet të ketë një trajtim më ti mirë dhe më pozitiv. Takimi është hapur nga Erhan Morina, drejtor i Drejtorisë për Ekonomi Zhvillim dhe Turizëm (DEZhT), duke thënë se si komunë kemi ka fituar një grant nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, në vlerë prej 75.000 Euro, për rregullimin  e Sheshit në Qendër të Qytetit. Vlera totale e projektit është 112.717 euro. Ky projekt do të zhvillohet me bashkëfinancim në mes të MZHR-ës e cila do të financojë 75.000 Euro dhe komunës së Rahovecit, e cila do të financojë në këtë projekt me minimum 20% të vlerës së projektit. Në vazhdim drejtori Morina është shprehur se në këtë projekt parashihet të bëhet ndërrimi  pllakave në qendër pranë Shtëpisë së Kulturës “Mensur Zyberaj”, rregullimi i trotuareve në qendër, ndriçimi publik, ulëse, drunj dekorativ, trajtim i asfaltit në qendër, rregullimi i rrethit, shiriti për çiklizëm, lyerja dhe fasadimi i objekteve përreth sheshit etj. “Në baze të Ligjit Nr.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale në Republikën e Kosovës, Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr. 06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimet Publike në Komuna, dhe nenit 17 dhe nenit 18 paragrafi 1 pika 1.7 të Statutit të Komunës së Rahovecit Nr. 1005, të datës: 29.03.2017, Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në Komunën e Rahovecit, sot këtu në sallën e Kuvendit Komunal, mban takim publik me qytetarë për ndërtimin e sheshit në qendër të qytetit. Në këtë takim kërkojmë opinionin e juaj se si do ta trajtojmë nyjën në Qendër të Rahovecit. Janë dy variante: Të drejtohet komunikacioni me rreth ashtu siç është, vetëm se do të rritet diametri i rrethit me qëllim të mundësohet qasja edhe mjeteve të renda dhe varianti i dytë me ishuj”, ka thënë ndër të tjera drejtori Morina. Qytetarët pjesë marrës në këtë takim e kanë mirëpritur këtë projekt, duke thënë se vërtetë qendra e qytetit duhet të ketë një trajtim më ti mirë dhe më pozitiv, por kërkuan që deri në finalizimin e projektit të mbahet edhe një takim me njohës të fushës së komunikacionit, inxhinier dhe arkitekt në mënyrë që këtij projekti të mos i mungoj asgjë, para se të nis zbatimi i tij. Kërkesave dhe komenteve të qytetarëve u është përgjigjur, Erhan Morina, drejtor i DEZhT, duke thënë se do të mbajmë edhe një takim me njohës të fushës së komunikacionit, inxhinier, arkitekt dhe kompanisë që do të përgatit projektin final, ndërsa komentet tuaja sigurisht që do merren për bazë dhe do të inkorporohen në projektin para nisjes së zbatimit të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …