leoni

U mbajt takim publik me qytetarë për Planin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor të Planit Zhvillimor Komunal

Komuna e Rahovecit është duke punuar në Planin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor të PZHK-së, për këtë arsyeje, në sallën e kuvendit komunal është mbajtur debat me qytetarë para miratimit të këtij plani. Për Planin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor të Planit Zhvillimor Komunal, drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit Rumir Zhuniqi tha se jemi në përgatitje të këtij plani por lidhur me këtë plan informata më të detajuara do të merrni nga Orhan Morina, i cili është ekspert dhe i licensuar për këtë fushë. Orhan Morina, në fillim tha se Raporti i vlerësimit strategjik të mjedisor (VSM) është përgatitur si dokument përfundimtar i procesit të VSM-se, për planin zhvillimor komunal të Komunës së Rahovecit. VSM është në përputhje me ligjin për VSM Nr. 03/L-230, i cili është transpozim (Përputhshmëri) i direktivës së BE: 2001/42/EC „Mbi Vlerësimin e Efekteve të disa Planeve dhe Programeve në Mjedisit.  Vlerësimi strategjik mjedisor është një obligim ligjor por edhe funksional ne të cilin analizohen ndikimet në mjedis në fushën e shfrytëzimit të tokës, bujqësisë, pylltarisë, energjetikës, industrisë, minierave, komunikacionit, menaxhimin e mbeturinave, menaxhimin e ujërave, telekomunikacionit, turizmit dhe fushave tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …