Nënkryetari i Komunës së Rahovecit në cilësinë e kryesuesit të këshillit, bashkë me anëtarët e këshillit, kryetarët dhe përfaqësuesit e këshillave të fshatrave, mbajtën takim me qëllim të koordinimit dhe organizimin sa më të denjë të 25 vjetorit të masakrave serbe në komunën e Rahovecit. Në ditët në vazhdim do të publikohet agjenda e aktiviteteve përkujtimore.