U mbajt takimi i Mekanizmit Koordinues Komunal për Mbrojtje nga Dhuna në Familje në Komunën e Rahovecit

I kryesuar nga zyrtari për barazi gjinore, z. Alban Gashi, njëherësh kryesues i grupit punues dhe i shoqëruar nga kryetari i Komunës, z. Smajl Latifi, u mbajt takimi i Mekanizmit Koordinues Komunal për Mbrojtje nga Dhuna në Familje. Mekanizmi ka për qëllim të adresojë dhe të trajtojë çështjet e dhunës në familje, duke përfshirë përfaqësues të institucioneve të ndryshme lokale dhe organizatave joqeveritare. Gjatë takimit, u prezantuan statistika të detajuara mbi rastet e dhunës në familje në komunën tonë, duke u bazuar në raportet e institucioneve përkatëse. U diskutuan strategjitë dhe masat që duhen ndërmarrë për të parandaluar dhe për të luftuar këtë fenomen shqetësues. Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt një angazhimi më të madh institucional për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të drejtë për të gjithë qytetarët e komunës sonë.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …