U mbajt takimi i parë i Këshillit Organizues për nder të 20 vjetorit të Ditës së Çlirimit në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka themeluar Këshillin Organizues për shënimin e përvjetorit të 20-të, të Ditës së Çlirimit në Rahovec, me vendim, me Nr.Protokollit 01/184/2019 me datë 21.05.2019.

Këshilli përbëhet nga anëtarë të ekzekutivit dhe legjislativit komunal, zyrtarë komunal të sektorëve të kulturës, rinisë dhe sportit, OJQ , OVL e UÇK-dega Rahovec, ndërsa do të kryesohet nga nënkryetari Fatmir Iska.

Në takimin e sotëm, Këshilli Organizues shqyrtoi çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me organizimin sa më të mirë të kësaj ngjarje historike, ku u diskutuan idetë dhe aktivitetet që do të organizohen për nder të 20 vjetorit të Ditës së Çlirimit në Rahovec.

Kontrolloni gjithashtu

Formohet Fondi për shpërblimin e raportimeve për ndotje të mjedisit

Me moton Raporto, shpërblehu, ndihmo mjedisin, Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi  ka …