U mbajt takimi i parë i komisionit komunal në Deçan, i cili ka për obligim zhvillimin e procedurave për ndryshimin e emblemës së Komunës si dhe përcaktimin e simboleve tjera të komunës së Deçanit.
Në këtë takim u vendos që, nga muaji shkurt, pasi të përfundojnë procedurat paraprake të nevojshme, të hapet konkurs publik për emblemën e Komunës dhe simbolet tjera të cilat pas prezantimit do të përzgjedhen nga një juri profesionale.