Kryesuesi i kuvendit komunal të Malishevës, Argjend Thaçi, fillimisht përshëndeti panelistët e pranishëm, zyrtarin e lartë të OSBE-së, Albert Flori, Adem Kollari, zyrtar vendor i programit të OSBE-së, shefen e kabinetit të kryetarit, Blertë Krasniqi, drejtorët, udhëheqësit e njësive si dhe asamblistët. Në takim u diskutua draft-plani i KK të Malishevës, të cilën, muaj për muaj e prezantoi, Argjend Thaçi gjithë temat, aktet normative si dhe mbledhjet e KK të Malishevës, të rregullta, solemne dhe përkujtimore, po ashtu, planet dhe raportet të cilat do të diskutohen në kuvend, formimi i komiteteve e komisioneve, obligative dhe jo obligative, strategjitë e sektorëve. Kontribut dhanë diskutantët, Albert Flori dhe Adem Kollari, ku para panelistëve ofruan praktikat më të mira të kuvendeve dhe sektorëve që zhvillojnë komunat e Republikës së Kosovës. Në fund, draft-plani , do të kaloj edhe në konsultim publik dhe më pas dërgohet për shqyrtim në KPF dhe diskutim e miratim në Kuvendin e Komunës së Malishevës.