U mbajt takimi i radhës i Këshillit të drejtorave komunal në Suharekë

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka ftuar në takim të gjithë drejtorët e drejtorive komunale, ku ka kërkuar nga ata të raportojnë për punët që kanë bërë dikasteret që ata drejtojnë. Gjatë këtij takimi u fol që sa më shpejtë të fillohet me pajisje me laboratorë dhe kabinete të gjitha shkollat, të kompensohen mësimdhënësit që kanë udhëtuar gjatë tre muajve që shkuan, si dhe t’iu lëshohen pagat atyre që kanë dal në pension. Pastaj nga Drejtoria e Bujqësisë u tha se kanë aplikuar për subvencione rreth 1.250 fermerë nga Komuna e Suharekës, edhe drejtorët tjerë kanë raportuar për punët që kanë kryer. Ndërsa të gjithë kanë marrë edhe obligime tjera për javët në vazhdim. Në takim ishte e pranishme edhe drejtoresha e re e Inspeksionit Jehona Rrafshi-Lumi, e cila ka ardhur në vend të ish drejtorit që vdiq muajin e kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …