U mbajt takimi i radhës i Këshillit të drejtorëve komunal në Suhareke

Kryetari i Komunës  së Suharekës Bali Muharremaj, ka mbajtur takimin e radhës me drejtorët e drejtorive  komunale, ku fillimisht është informuar për punët që janë kryer dhe për ato që janë në procedurë të kryerjes, kurse më pastaj kryetari  Muharremaj ka dhënë detyra dhe përgjegjësi për drejtorët për ditët në vijim. Në takim u fol për përgatitjet e drejtorisë së Arsimit për hapjen e çerdhes së dytë për këtë vit e cila do të hapet të martën në fshatin Duhël, ndërsa drejtoria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë të gatshëm për funksionalizimin e  laboratorëve në katër fshatra të Komunës së Suharekës. E nga drejtoria e Urbanizmit u tha se po bëhen përpjekje për të gjetur mundësinë e uljes së taksës  për leje ndërtimore, si dhe po bëhen përgatitjet për të dalë në aksion për të parë se a po keqpërdorët shfrytëzimi i hapësirave publike, nga ana e bizneseve, kryesisht atyre hoteliere.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …