leoni

U mbajt takimi i radhës i komiteti drejtues ndërministror për zhvillimin e projektit “Rruga 6”

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Komitetit Drejtues Ndërministror për zhvillimin e Projektit “Rruga 6″ (Autostrada “Arbën Xhaferi”, Prishtine-Hani i Elezit), Pal Lekaj, njëherit edhe Ministër i Infrastrukturës, u mbajt takimi i radhës i këtij komiteti. Në këtë takim anëtarët e komitetit janë informuar mbi ecurinë e këtij projekti, si dhe rëndësinë e mbështetjes buxhetore për këtë projekt, i cili e lidhë Kosovën me koridoret evropiane. “Ne si komitet duhet t’i japim mbështetje këtij projekti dhe të tregojmë përgjegjësi ku na takon, por edhe të kërkojmë përgjegjësi kur duhet”, tha ndër të tjera Ministri, Pal Lekaj, para anëtarëve të këtij komiteti. Anëtarët e Komitetit Drejtues Ndërministror për zhvillimin e Projektit \”Rruga 6\”, në përbërje të Ministres së Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor, Albena Reshitaj, Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe Zëvendësministrit të Ministrisë së Financave, Fatmir Gashi, janë informuar nga Njësia Mbikëqyrëse e Ministrisë së Infrastrukturës dhe nga drejtori i projektit i kompanisë “Bechtel & Enka”, lidhur me ecurinë e punëve që janë duke u realizuar në këtë projekt.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …