U mbajt takimi i radhës i sigurisë lokale

Në takimin e radhës të koordinimit lokal për siguri në Komunën e Suharekës që u mbajt, nënkryetarja e Komunës Mihrije Suka, në mes tjerash ka fol për ngjarjet dhe aktivitetet që kanë ndodhur gjatë javës. Ajo ka fol për aktivitetet e kryetarit Muharremaj, siç ishte konferenca për shtyp për 6 mujorin e parë të punës, debatin publik me qytetarë, për projektpropozimin për rrugën “Brigada 123” ( qendrën e qytetit) dhe takimet tjera. Ndërsa për gjendën e sigurisë ka raportuar, togeri i policisë së Kosovës Haxhi Kabashi, shef i operativës në Stacionin policor në Suharekë, i cili e ka vlerësuar të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë, duke shtuar se gjatë javës kanë ndodhur këto raste: 2 aksidente në trafik, 2 lëndime trupore,4 vjedhje, një vjedhje e targave si dhe 1 shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …