leoni

U mbajt takimi i rregullt javor i sigurisë lokale

Takimin javorë për koordinim lokal të sigurisë,  në mungesë të nënkryetares e ka kryesuar kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, i cili ka fol për punët që janë kryer deri më tash si dhe për planet që kanë të ardhmen, kryetari Muharremaj ka numëruar disa nga projektet që janë realizuar siç janë mbi 80 rrugë lokale nëpër fshatra dhe në qytet, pastaj ndriçimet publike që janë rregulluar në disa fshatra, për aksionin rreth pastrimit të lumenjve, për ndërtimin e mureve mbrojtëse në pesë fshatra të Komunës si dhe për shumë projekte tjera që janë kryer dhe janë në proces të përfundimit. Ndërsa për sigurinë në Komunë ka fol  zv.komandanti i Stacionit policor në Suharekë, toger Bashkim Gashi, i cili ka thënë se gjatë javës kanë ndodhur këto raste : 4 vjedhje, 2 aksidente në trafik, 1 kanosje, 1 sulm, 1 mashtrim dhe janë dhënë 92 tiketa për kundërvajtje.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …