U mbajt takimi i rregullt javor për sigurinë lokale

Kryesuesja e takimit Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës së Suharekës, në takimin e rregullt javor për koordinim lokal të sigurisë ka folë për ngjarjet dhe aktivitetet që janë zhvilluar në Komunën e Suharekës. Ndërkaq , Komandanti i Stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi, ka raportuar për gjendjen e sigurisë në Komunë, përkatësisht për Planin Operativ vjetor që ka të bëjë me largimin e atyre që kërkojnë lëmoshë rrugëve të qytetit, më pastaj i ka thënë se gjatë javës kanë ndodhur këto raste: 1 aksident në trafik, 2 raste të mbajtjes së armës, për çka janë konfiskuar 2 armë, 2 raste raportuara të vjedhjeve, 1 mashtrim i hapur dhe 1 rast I vetëvrasjes ( varje me litar ).

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …