leoni

U mbajt takimi i Task Forcës për arsim në nivel të Komunës së Malishevës

Pasi jemi në prag të fillimit të viti shkollor, 2020/2021 dhe vazhdon gjendja e pandemisë me COVID-19, u mbajt takimi i Task-Forcës për arsim në nivel të Komunës së Malishevës. Task-forca për arsim në nivel komunal do të përbëhet nga përfaqësuesit e institucioneve: Kryetari i Komunës Ragip Begaj, dhe nënkryetari Hajdin Berisha, nga Drejtoria për Arsim dhe Edukim drejtori Blerim Thaçi, Liridon Hoti nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie –Sociale, nga Drejtoria e Inspektoratit drejtori Dibran Kastrati dhe nga Drejtoria për Buxhet e Financa drejtoriValon Mazreku, si dhe Afrim Zogaj nga QMS-ja. Sipas drejtorit Blerim Thaçi, i cili raportoi para kësaj task-force, tha se për fillimin e procesit- edukativo mësimor, jemi mirë të përgatitur, pasi edhe në të gjitha shkollat, kemi task-forcën e formuar, ku do të jemi në informim të përditshëm, me maska, dhe dezinfektant qëndrojmë mirë dhe do të përcjellim gjendjen ç’do ditë. Mësimi fillon me, 14.09.2020, sipas udhëzimeve dhe planifikimeve që janë në fuqi, e në koordinim të plotë, me IKSHKP-në, MASHTIN, MSH-në dhe institucione tjera përgjegjëse. Kjo task-forcë, do të takohet edhe të dielën për të parë përgatitjen finale të fillimit të procesit edukativo- mësimor.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …