U mbajt takimi informues mes Komunës së Rahovecit dhe USAID-it

Pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit mes Komunës së Rahovecit dhe DAI GLOBAL, LLC, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi priti në takim informues këshilltarët të cilët do të punojnë ngushtë me disa sektorë në kuadër të komunës.

Puna e këtyre ekspertëve do të orientohet në katër objektiva:

  1. Integriteti i komunës.

  2. Puna direkte me sektorë të caktuar si në: financa publike, prokurim publik, menaxhim të projekteve etj.

  3. Auditimi i brendshëm, ngritja e kapaciteteve në këtë sektorë.

  4. Shoqëria civile, mediat, bizneset dhe ngritja e integritetit edhe në këtë sektorë.

Komuna e Rahovecit mbetet e hapur për bashkëpunim dhe do t’iu ofroj kushte dhe materiale të nevojshme për monitorimin e sektorëve të cekur më lartë me qëllim që të ketë një komunë transparente dhe efikase në çdo sektorë.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …