U mbajt takimi javor i koordinimit lokal për siguri në Suharekë

Në takimin e rregullt javor për koordinim lokal të sigurisë, në mes tjerash u tha se gjatë javës Komunën e Suharekës e kanë vizituar dy delegacione nga dy qytete të Turqisë, të cilat kanë shprehë kërkesën për fillimin e bisedimeve për  binjakëzim me Komunën e Suharekës. Delegacionet kanë qenë nga qytetet Serik dhe Çenerxhik. Pastaj në takim u fol edhe për takimin e nënkryetarit të Komunës së Suharekës z. Rexhep Kuçi me zv.ministrin e MPMS për gjetjen e mundësisë së përkrahjes  së personave  me nevoja të veçanta, pastaj për shënimin e ditës së mbrojtjes së ambientit, “Ta pastrojmë Kosovën” ku nga Komuna e Suharekës janë angazhuar 8 shkolla fillore dhe të mesme me nga dy paralele. U fol edhe për Punëtorinë e organizuar nga Misioni i OSBE-së, në Bogë, ku u diskutua për hartimin e Strategjisë për Informim dhe komunikim. Ndërkaq për gjendjen e sigurisë në Komunë, ka raportuar komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten  Milazim Lumi, i cili fillimisht ka njoftuar për aktivitetet që po zhvillon policia e Kosovës, kurse më pastaj ka bërë të ditur edhe për ngjarjet që kanë ndodhur gjatë javës si: 1 kanosje, 2 moszbatime të urdhrit zyrtar, 3 vjedhje të raportuara, 5 aksidente në trafik, 2 raste të mashtrimit, 1 shpërthim zjarri dhe 2 armë të konfiskuara.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …