leoni

U mbajt takimi konsultativ për fatin e Hotel “PARK PLAZA” në Rahovec

Të martën në sallën e Kuvendit komunal të Rahovecit, kryetari i Komunës z. Smajl Latifi mbajti takimin publik konsultativ, ku diskutoj me qytetarë, arkitektë dhe me inxhinierë, për fatin e hotelit “Park Plaza”.

Ky objekt ndodhet në zemër të qytetit dhe ka një rëndësi të veçantë për zhvillimin urban dhe ekonomik të Rahovecit. Kryetari Latifi në fjalën e tij ka falënderuar të gjithë ata që ndanë mendimet dhe idetë e tyre, duke kontribuuar në këtë proces të rëndësishëm vendimmarrjeje!

Në koordinim me ekspertët e fushës, do të analizojmë opsionet më të mira për ta vënë këtë hapësirë në funksion të qytetit dhe të shoqërisë. Angazhimi ynë mbetet i palëkundur për të vijuar me vendime transparente dhe të qëndrueshme, që e bëjnë Rahovecin një vend më të zhvilluar dhe më atraktiv për të gjithë, ka deklaruar kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë diskutoi pasqyrat financiare për periudhën Janar-Dhjetor 2024 dhe raportin e kryetarit të Komunës

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti seancën e tij të dytë për këtë vit, në të …