U mbajt takimi i koordinimit lokal për siguri në Suharekë

Në takimin e radhës për koordinim lokal të sigurisë, kryesuesi Rexhep  Kuçi, nënkryetar i komunës së Suharekës, në mes tjerash ka thënë se gjatë javës që lamë pas janë zhvilluar këto aktivitete: “ Është mbajtur takimi i KPF-së, Mbledhja e tretë e Asamblesë komunale për këtë vit. Pastaj ka bërë të ditur edhe për mbledhjen e Këshillit të drejtorëve, ku kësaj radhe morën pjesë edhe përfaqësues të auditorit, të cilët kanë zbërthye  të gjeturat që sipas tyre nuk kishte ndonjë gabim të madh pos disa arsyeve teknike. Kuçi ka njoftuar edhe për shënimin e ditës së stinës së pranverës si dhe për takimin e kryetarit Asllanaj me përfaqësuesin e AZHR-së. Ndërkaq, komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi, ka fol për gjendjen e sigurisë në komunën e Suharekës. Ai ka njoftuar për masat që ka ndërmarr policia në patrullimet dhe kontrollimet më të shpeshta në Qendrën Zejtare 2. Gjatë javës janë kontrolluar 4 lokale në këtë Qendër, ku janë hasur 73 persona tek të cilët nuk është gjetur asnjë  rast që ka të bëjë me vepër penale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …