U mbajt takimi i parë i Këshillit Organizativ në Skenderaj

Në sallën e Bordit të Drejtorëve, është mbajtur takimi i parë i Këshillit Organizativ, për shënimin e 10 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në komunën e Skenderajt. Anëtarët e këtij këshilli, i përbërë nga drejtorët komunalë nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, Drejtoria e Financave, Drejtoria e Arsimit, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Kryesia e Kuvendit Komunal, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, Policia e Kosovës dhe shoqëria civile, kanë ndarë detyrat dhe përgjegjësitë për organizimin e aktiviteteve të planifikuara që mbahen në kuadër të festës jubilare të 17 Shkurtit, të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Në kuadër të shënimit të kësaj date të rëndësishme për qytetarët e Kosovës, në komunën e Skenderajt janë planifikuar të zhvillohen aktivitete të larmishme kulturore, sportive, homazhe tek varrezat e dëshmorëve e martirëve, si dhe aktivitete të tjera për rini siç është koncerti që do mbahet në Sheshin “Adem Jashari”. Këshilli Organizativ, në takimin e radhës, ka mbet ta finalizojë agjendën zyrtare të aktiviteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …