U mbajt takimi i radhës së KKSB-së në Suharekë

Anëtarët e KKSB-së ( Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi) në takimin e rregullt të mbajtur të hënën, të cilin e kryesoi kryetari i Komunës së Suharekës,  z.Sali Asllanaj kanë diskutuar për disa tema të rëndësishme si aktivitetet  e organizuara nga Drejtoria e Arsimit për maturantë, angazhimi i policisë për çështje të sigurisë gjatë sezonit të dasmave, parapërgatitjet  dhe mobilizimi i qytetarëve për mbrojtje nga zjarri gjatë sezonit veror si dhe tema tjetër vetëdijesimi nga minat dhe mjeteve tjera të pa shpërthyera  nga lufta. Për temën e parë pas disa diskutimeve u tha se këtë vit mbrëmja e maturës do të organizohet vetëm në qytetin e Suharekës e jo jashtë tij, kjo u bë për shkaqe sigurie dhe të  transportit  të maturantëve. Ndërsa si rekomandim nga kjo doli që gjatë testit të maturës të shtohen masat që maturantët të mos kopjojnë. Për temën tjetër u tha se do të shtohen masat e sigurisë gjatë ditëve kur do të vijnë bashkatdhetarët tanë. Për këtë policia ka Planin operativ Sezona verore. Si rekomandim doli, që të organizohen emisione informative dhe të vetëdijesohen qytetarët që të festojnë mirë dhe dinjitetshëm gjatë dasmave.  Ndërsa për  parapërgatitjet  dhe mobilizimi i qytetarëve për mbrojtje nga zjarri gjatë sezonit veror  si rekomandim doli që të shtohet numri i punëtorëve sezonal në Shërbimin e zjarrfikësve me kontratë mbi vepër si dhe të gjenden vullnetarë që janë të gatshëm për ndihmë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …