Kryesuesi i sigurisë lokale në komunën e Suharekë z.Rexhep Kuçi, i cili është njëherit nënkryetar i Komunës ka fol për aktivitetet që janë zhvilluar gjatë një jave duke bërë të ditur për vizitën e një delegacioni nga Komuna e Suharekës në qytetin e Felbachut në Gjermani. “Ishte kjo një vizitë zyrtare e kryetarit Asllanaj me ftesë të kryetarit të Felbachut, qytet ky tash e disa vite i binjakëzuar me Komunën e Suharekës. Felbach kishte festën e vjeljes së rrushit dhe së bashku me kryetarin ishte edhe pronari i Kompanisë për prodhimin e materialit për fasadë dhe ngjyra “Graniti”, pastaj ka fol edhe për Punëtorinë që është mbajtur në Prizren të organizuar nga Zyra Rajonale e OSBE-së, ku është diskutuar për rolin mbikëqyrës të Kuvendit për Planin Zhvillimor Urban. Ndërsa për situatën e sigurisë ka raportua Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi. Ai pasi e ka vlerësuar të qetë dhe të sigurt gjendjen e sigurisë në Komunën e Suharekës, më pas ka thënë se kanë ndodhur 4 raste të aksidenteve në trafik, 2 vjedhje, 2 kanosje, 1 rast kyçje ilegale në instrumentet publike, 1 person është lajmëruar i zhdukur dhe 1 privim i kundërligjshëm i lirisë, për të cilin rast janë ndalur tre persona.