Në kuadër të Projektit “Zhvillimi i Zonave Rurale përmes Avansimit të Shërbimeve Këshillimore” i Drejtorisë Komunale të Bujqësisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, e që implementohet nga organizata Qendra Kosovare për Zhvillim (KDC), ka mbajtur një trajnim për fermerët e lëmisë së blegtorisë së komunës së Vitisë, në fermën e Njazi Shabanit, në fshatin Beguncë. Tema e trajnimit ishte “Sëmundjet ngjitëse te lopët qumështore, rëndësia e vaksinimit dhe shëndeti i tyre”.
Trajnimi ka pasur një interes të kënaqshëm nga ana e fermerëve, të cilët kanë marrë informacione të vlefshme për menaxhimin e shëndetit të lopëve të qumështit dhe masat parandaluese për sëmundjet ngjitëse.
Trajnimi është mbajtur nga Sadulla Ahmeti, Inxhinier i Bujqësisë dhe këshilltar privat i licencuar, i cili ka ofruar njohuri dhe këshilla të vlefshme për përmirësimin e shëndetit të kafshëve dhe rritjen e produktivitetit të fermave të blegtorisë