leoni

U mbajt trajnim për fermerët e perimkulturës rreth mbjelljes së farërave të perimeve

Në kuadër të Projektit “Zhvillimi i Zonave Rurale përmes Avansimit të Shërbimeve Këshillimore” të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Drejtorisë së Bujqësisë, i cili implementohet nga organizata Qendra Kosovare për Zhvillim (KDC), është mbajtur një trajnim për fermerët e lëmisë së perimkulturës në komunën e Vitisë, në sallën e Kuvendit të Komunës së Vitisë. Tema e trajnimit ishte “Teknikat e përgatitjes dhe llojet e moduleve për mbjelljen e farërave të perimeve”.

Trajnimi ka pasur një interes të kënaqshëm nga ana e fermerëve, të cilët kanë marrë informacione të vlefshme për këtë aktivitet.

Ky trajnim është mbajtur nga Viola Xhemajli, inxhiniere e bujqësisë dhe këshilltare private e licencuar, e cila ka ofruar njohuri dhe këshilla të vlefshme për fermerët e kësaj lëmie.

Kontrolloni gjithashtu

Latifi: Pensionistët janë thesar i vërtetë për ne

Kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpuntorët e tij të …