Komuna e Rahovecit në kuadër të aktivitetit të shënimit të 27-vjetorit të daljes publike të UÇK-së në ZO të Pashtrikut, ka mbajtur të premtën në sallën e Kuvendit Komunal, Tryezën Shkencore me titull “Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut”.
Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi në fjalën e tij tha se njëri nga faktorët përcaktues për të dalur hapur Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Drenoc të Zatriqit, ishte një përballje e armatosur në afërsi të Piranës e djemve të UÇK-së me forcat serbe. Kjo ngjarje bëri kthesën e madhe për Anadrininë dhe Zonën e Pashtrikut, që përshpejtoj hapat për dalur në mbrojtje të kësaj situate të re e që imponoj kapërcimin e nevojshëm nga veprimtaria e fshehtë në atë të hapur. Drenoci dhe cedula e saj e hershme që doli hapur mobilizoj energji të mëdha të cilat u derdhën në Drenoc jo vetëm nga Anadrini por edhe nga Suhareka, Prizreni, Drenica, Dukagjini, Hasi, Vrrini e të tjerë. Duke u shëndrrua në një epiqendër të rëndësishme të Luftës sonë Çlirimtare në tërë Kosovësn Drejtë Drenocit po mësynin nga të gjitha anët. Të gjithë sikur donin të bënin diçka, të ndihmonin me diçka, të kërkonin armë e të jepnin mbështetje të shkonin atje të armatosur siç ndodhi në fakt ose të merrnin iniciativa nga atje për të krijuar bërthamat e rezistencës në rajonin e Rahovecit me rrethinë. Pesha e kësaj ngjarje historike bëri që të hynim në një fazë të re të luftës sonë për Liri. Qoj mëtej mesazhe të qarta dhe ishte kushtrim “Kush ka nji zemër mos ta kursej e kush ka ni pushkë le ta rrëmbej”. Pra deri te dalja Publike e UÇK-së në Drenoc, ka ndodhur një mal i madh i veprimeve i angazhimit të vazhdueshëm dhe i kontributit të brezave në etapa historike. 26 prilli tashmë është ngjarje e përmasave historike si për nga pikëpamja e ndikimit të madh që pati në luftën tonë për përmasat e shtrirjes përtej anadrinisë dhe rolit të jashtëzakonshëm që kishte edhe për aktivitete, angazhimet si dhe peshën e rëndë që ka mbajtur mbi supe gjatë luftës në Anadrini në Pashtrik dhe në zonat tjera të Luftës çlirimtare në Kosovë. Dalja Publike e UÇK-së në Drenoc, dhe efektet e saj kërkojnë trajtim serioz gjithëpërfshirës, kërkojnë një vlerësim sa më objektiv dhe korrekt në mënyrë që ti japin vendin që i takon ngjarjes, protagonistëve që sot janë heronjë, të gjallët që i kemi midis nesh dhe të gjithë atyre që u bënë pjesë e saj. Ua kemi borgj Mensur Zyberit, Bedrush Gashit, Feim Gashit, dëshmorëve, por edhe shokëve që janë krenar sot e përgjithmonë për rolin dhe kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës. Për shkak të proceseve në të cilat jemi sot të ndjeshmërisë që ato kanë dhe me besim të palëkundur se lufta jonë ishte e drejtë çlirimtare dhe është arritja më e madhe historike e viseve shqiptare të pushtuara na mbajnë me shpresë se kujtimi për 26 prillin e vitit 1998 si dhe ngjarjet që pasuan ashtu sikur edhe angazhimet e parreshtura për liri të brezave nuk do të harrohen asnjëherë por do të ruhen dhe do të hidhen në letër si dëshmi e pakontestueshme e rolit të madh që luajtën njerëzit e kësaj treve dhe populli ynë në luftën e gjatë dhe të mundimshme për liri. Në 27-vjetorin e daljes Publike të UÇK-së në Drenoc, shprehim vlerësimin më të lartë për këtë akt historik, të atdhetarëve si një dëshmi e punës së madhe që u bë deri më 26 prill datë që ndryshoj rrjedhat e jetës në këto treva sikundër që fakton katërcipërisht edhe mobilizimin e resurseve të shumta njerëzore dhe materjale në funksion të luftës çlirimtare në ecurinë e luftës, në përballimin e përbashkët të vështirësive që ishte tregues i qartë për shpirtin vetëmohues të luftëtarëve tanë trima që betejë pas beteje e fituan luftën duke dëshmuar përkushtim dhe gatishmëri për të luftuar për liri a vdekje që t’i jetojmë ne dhe brezat që vijnë të lirë përjetësishtë. Lavdi Dëshmorëve të Kombit, gjithë të rënëve për liri, Rroftë 26 prilli – Dita e daljes Publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Drenoc”, ka thënë fund të fjalës së tij, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.
Kliko linkun e mëposhtëm për të shikuar videon e fjalimit të kryetarit Smajl Latifi në tryezën shkencore “Rëndësia e organizimit të luftës së UÇK-së në ZO të Pashtrikut”
https://www.facebook.com/SmajlLatifi50/videos/700733592647978