leoni

U mbajt tryeza ,,Studimi i fizibilitetit për e-qeverisje dhe investimet e TIK për IRK”

Ministria e Administratës Publike, gjegjësisht Agjencia e Shoqërisë se informacionit, mbajti tryezën me temë “Studimit të Fizibilitetit për e-Qeverisje dhe Investimet në TIK për IRK-të”(Projekti i Modernizimit të sektorit Publik-Financuar nga Banka Botërore).

Ministri i MAP-së Mahir Yagcilar, mbajti fjalën hyrëse të kësaj tryeze, duke thënë se “Kam nderin dhe kënaqësinë të prezantoj projektin e titulluar “Studimi i Fizibilitetit për qeverisje elektronike dhe Investimet në Teknologji Informative dhe Komunikim për Institucionet e Republikës së Kosovës”  dokument ky,  që adreson një mori rekomandimesh për avancim dhe përmirësime të mëtejme, në fushën e qeverisjes elektronike. Ministri Yagcilar  theksoj se, reformimi i administratës publike si një ndër objektivat kryesore të Qeverisë së Republikës së Kosovës,  është duke u realizuar edhe përmes qeverisjes elektronike, gjegjësisht përmes racionalizimit të proceseve administrative dhe digjitalizimit të tyre. Me këtë synohet, sigurimi i shërbimeve më cilësore të administratës publike për qytetarët, bizneset dhe vet-administratën, rritja e transparencës, përdorimi më efikas dhe ekonomik i fondeve publike, si dhe të siguruarit e shërbimeve më efikase dhe më të shpejta nga administrata publike.

Në vazhdim, Ministri Yagcilar  tha se ” Synimet tona janë të orientuara në zgjerimin e gamës së shërbimeve elektronike bazuar në nevojat e qytetarëve, bizneseve dhe vet-administratës, si dhe ndërlidhja e aplikacioneve dhe sistemeve elektronike midis tyre, për efikasitet më të lartë. “Studimi i Fizibilitetit për qeverisje elektronike,  Investimet në Teknologji Informative dhe Komunikim për Institucionet e Republikës së Kosovës”, është i rëndësisë së veçantë dhe është pjesë e projektit “Modernizimi i Sektorit Publik”  të bashkë-financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Banka Botërore. Studimi i fizibilitetit ngërthen në vete një analizë të hollësishme të të gjitha zhvillimeve të teknologjisë informative në institucionet e Kosovës dhe pasqyron sugjerime mbi nevojat e zhvillimeve të mëtejme të qeverisjes elektronike konform nevojave zhvillimore të vendit dhe trendeve të zhvillimeve në rajon dhe më gjerë, tha Ministri Yagcilar. Ndër rekomandimet kryesore, theksoi   Ministri Yagcilar  “Zhvillimin e Platformës së Interoperabilitetit” përmes së cilës do të mundësohet ndërveprimi i të gjitha sistemeve elektronike të zhvilluara nga institucionet e Kosovës. Gjithashtu, një rekomandim tjetër i rëndësishëm është edhe “Ndërtimi i Qendrës së Rimëkëmbjes së të Dhënave Elektronike në rast të fatkeqësive”, e cila do të funksionojë si pjesë e Qendrës së të Dhënave Shtetërore, por e ndarë në lokacion të veçantë duke respektuar standardet ndërkombëtare që përcaktojnë nevojën e ruajtjes së të dhënave në më shumë se një vend dhe me distancë të nevojshme të caktuar gjeografike.   Duke cekur, Ministri Yagcilar, foli për rekomandimin tjetër, që është  portali qeveritar i dizajnuar si one-stop-shop, për shërbime për qytetarë dhe biznese të implementohet nga fillimi, i cili ndër tjerash do të minimizojë kostot qeveritare (rritja e efiçiencës së brendshme), do të sigurojë konfidencialitetin dhe do të përmirësojë sigurinë e sistemeve qeveritare. Natyrisht, tha Ministri i MAP Mahir Yagcilar,  studimi shpërfaqë edhe rekomandime tjera të cilat në vazhdim të këtij takimi do të elaborohen më tutje.

Në vazhdim të kësaj tryeze, Ministri i Ministrisë së Financave Abdullah Hoti, përgëzoi Ministrinë e Administratës Publike,  për punën në këtë projekt , si dhe Bankën Botërore për përkrahje. Ministri Hoti,  theksoi vizitën e përbashkët  me  Ministrin Yagcilar,  në Qendrën e të Dhënave Shtetërore, duke përgëzuar  Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit, tha se do të vazhdojmë me përkrahje në këtë drejtim, gjithashtu ministri Hoti, theksoi rëndësinë e koncentrimit të investimeve në TI, përmes Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, me qëllim të menaxhimit më racional të buxhetit shtetëror.

Në këtë tryezë, foli edhe Blerand Stavilci, ministër i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, duke thëne se “Kontributi për zhvillimin e sektorit të IT-së,  varet si nga sektori privat,  ashtu edhe nga sektori publik,  si mundësues i një ambienti më të favorshëm për zhvillim, por njëkohësisht vet-shfrytëzues dhe ofrues i shërbimeve të qeverisjes elektronike, si një domosdoshmëri e kohës.

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit Kujtim Gashi, prezantoi detyrat  dhe përgjegjësitë e Agjencisë,  duke thënë mes tjerash se,  ASHI,  si organ qendror për zhvillimin e –Qeverisjes në institucionet e Republikës së Kosovës, është përgjegjëse për politikat dhe standardet e qeverisjes elektronike për të gjitha institucionet. Gjithashtu z. Gashi tha se, ASHI menaxhon me rrjetin shtetëror që mbulon gjithë Kosovën, në të cilin rrjet,  janë të lidhura 495 lokacione, si dhe me Qendrën e të Dhënave Shtetërore,  e cila u shërben të gjitha institucioneve. Në QDHSH tha z. Gashi, janë të hostuara afër 100 aplikacione, regjistra elektronik, data baza si dhe më se 140 web faqe të institucioneve.

Në përmbyllje të këtij takimi, Ministri Yagcilar , falënderoj për prezencën dhe interesimin , duke  ftuar  që rekomandimet e këtij studimi t’i zbërthejmë në politika konkrete. Gjithashtu, Ministri Yagcilar, falënderoj përfaqësuesit e Bankës Botërore për mbështetjen e vazhdueshme,  duke shpresuar që bashkëpunimi i përbashkët të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Pas  prezantimeve të projekteve  nga ana e operatorëve ekonomik , sipas agjendës së kësaj tryeze, u hap edhe diskutimi për pjesëmarrësit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …