leoni

U mbajt Tryezë Shkencore me temën: TURIZMI NË DEÇAN

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj se bashku me Drejtorin për Zhvillim Ekonomik, z. Isuf Demhasaj në kuadër të aktivitetve të Panairit Veror kanë mbajt tryezë shkencore me temën: Turizmi në Deçan, ku u paraqitën shtatë kumtesa, nga njerëz kompetent, profesionistë të fushës së turizmit dhe trashëgimisë. Prof. Dr. Halil Bajrami me temën: Burimet Turistike në funksion të Zhvillimit Ekonomik; Prof. Dr. Hysen Sogojeva me temën: Valorizimi turistik i Bjeshkës së Belegut; Prof. Dr. Bedri Millaku me temën: Via Dinarica; Prof. Dr. Bekim Vishaj me temën: Trashëgimia Kulturore në funksion të turizmit; Msc. Bajram Tahiraj me temën: Toponomia e Bjeshkëve të Deçanit; Albion Nikçi me temën: Turizmi malor në Deçan; Msc. Adem Lushaj me temën: Rruga Deçan-Plavë në shërbim të zhvillimit të turizmit. Kryetari Ramosaj, së bashku me drejtorin Demhasaj shprehën falënderim të veçantë për profesionistët dhe njohësit e fushës së turizmit, të cilët i janë përgjigjur ftesës për të dhënë mendimin e tyre shkencor në këtë tryezë!

May be an image of 11 people, people studying and text

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …