Në fshatin Izbicë të komunës së Skënderajt është mbajtur tubim përkujtimor në nderim të Masakrës së Izbicës, në të cilën 26 vite më parë u vranë dhe u masakruan 147 shqiptarë.
Në këtë tubim kanë marrë kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, familje të dëshmorëve drejtorët komunalë, anëtarë të Kuvendit, deputetë të sapozgjedhur të Parlamentit të Kosovës, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta dhe një numër i madh i qytetarëve.
Për t’i nderuar të rënët e kësaj masakre, janë vendosur buqete me lule të freskëta te Lapidari në Kompleksin Përkujtimor në Izbicë, ndërsa është mbajtur edhe tubimi, ku janë mbajtur fjalime dhe është shprehur respekti i përjetshëm për të gjitha viktimat e Masakrës së Izbicës, për nder të 26 vjetorit të asaj ngarje të rëndë.
Pas tubimit, është bërë zbulimi i Pllakës përkujtimore në shtëpinë e Afrim Xhemajlit, e cila kishte shërbyer si furrë buke e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kohën e luftës.