leoni

U mbajt turniri në shah i nxënësve të shkollave të mesme

Në shënim të Festës së Pavarësisë së Kosovës, në Ferizaj kanë nisur aktivitetet e shumta që shënojnë këtë përvjetor të 17-të.

Të enjtën u mbajt aktiviteti sportiv – Turniri në shah me nxënës të shkollave të mesme organizuar nga Federata e Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës dhe Shoqata e Pedagogëve të Kulturës Fizike dhe Sportit Shkollor, mbështetur nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Komunës së Ferizajt.

Pjesëmarrësit në këtë turnir i vizitoi Nënkryetari i Komunës, Lulzim Aliu bashkë me drejtoren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati Shabani të cilët përgëzuan organizatorët për punën e angazhimin e tyre, duke theksuar edhe qasjen e institucionit të Komunës që të mbështesë dhe të avancoj sportin shkollor në Komunën e Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: AAK analizon procesin zgjedhor në Deçan, synon forcimin e strukturës

Kryesia e Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Deçan, së bashku me …