U mbajt Turniri Tradicional në futsall “Luan Haradinaj” për nder të 5 dhe 6 Majit – Ditës së Dëshmorëve të Deçanit. Fitues këtë vit në vendin e parë doli ekipi FC FSK, në vendin e dytë FC Juniku dhe vendin e tretë FC Sllupqani. Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ekipeve fituese ju ka uruar suksese dhe i ka falënderuar të gjithë ata që mundësuan realizimin e këtij turniri!