U mbajt turniri tradicional për veteranë në futboll të vogël, në përkujtim të dëshmorit Ilir Lushtaku

U mbajt turniri tradicional për veteranë në futboll të vogël, në përkujtim të dëshmorit Ilir Lushtaku. Në këtë turnir morën pjesë gjithsej gjashtë ekipe: Drenica, Prishtina, Drenasi, Mitrovica, Peja dhe FSK-ja. Vendi i parë i këtij turneu i takoi ekipit Prishtina, vendi i dytë ekipit Mitrovica ndërsa vendi tretë i takoi ekipit Drenica.

Në këtë turne u ndanë edhe shpërblime për fituesit. Shpërblimet i ndanë, Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, Nënkryetari, Nuredin Lushtaku, Drejtori për kulturë rini dhe sport në Skenderaj, Ramiz Shala, si dhe vëllau i dëshmorit Ilir Lushtaku, Tahir Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj premton mbështetje për Klubin e Skitarisë “Mariashi – Deçan”

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka pritur të enjtën në një takim …