U mbajt ushtrimi fushor “Mirusha 2017”

Për dy ditë me radhë, në Malishevë, organizuar nga Komuna e Malishevës, në bashkëpunim me Agjencionin për Menaxhimin e Emergjencave (AME) si dhe UNDP-në,  është mbajtur ushtrimi fushor “Mirusha2017”. Në këtë ushtrim ishin të kyçura të gjitha institucionet përgjegjëse lokale dhe AME, si dhe organizatat joqeveritare, pastaj kompanitë për menaxhimin e ujërave dhe mbeturinave, si dhe sektori privat. Qëllim i këtij ushtrimi fushor ishte vlerësimi i kapaciteteve të organeve lokale, në rastet emergjente si në rastet e vërshimeve, zjarreve dhe aksidenteve të mundshme, ngritja e kapaciteteve lokale menaxhuese dhe reaguese në rastet e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera. Në këtë ushtrim kanë marrë pjesë ekipet reaguese dhe të emergjencave, si Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, ekipet e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, Policia e Kosovës, Urgjenca dhe Kryqi i Kuq. Gjatë ditës së martë është zhvilluar një ushtrim në tavolinë, ku janë parë mënyrat e intervenimit, duke filluar nga ngritja e Këshillit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim e deri në intervenim, në rastet e caktuara emergjente. Ndërsa gjatë ditës së mërkurë, në mënyre praktike është zhvilluar ushtrimi, ku pas marrjes së informacionit për vërshime si pasojë e motit me shi, breshër dhe vetëtima, në pjesën e Mirushës, ku një grup studentësh dhe mësuesve, që ishin duke pushuar afër liqenit, si dhe disa peshkatar, janë lënduar si pasojë e vërshimeve, ku dy prej tyre kanë marr lëndime të rënda trupore, tre të tjerë lëndime të lehta dhe disa persona të tjerë janë traumatizuar nga situata. Një peshkatar ka njoftuar për situatën dhe me të marr informacionin për situatën, zyrtarët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, kanë informuar Kryetarin e Komunës për situatën dhe kanë propozuar aktivizimin e Këshillit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, pastaj, pas aktivizimit të këtij këshilli, është caktuar komandanti i incidentit, i cili edhe e ka udhëhequr tërë operacionin. Ekipet reaguese të kërkim shpëtimit në ujëra, urgjenca dhe Policia e Kosovës, kanë reaguar, duke krijuar perimetrin e sigurisë, duke kërkuar bartjen dhe tërheqjen e të lënduarit në vend të sigurt, trajtimin mjekësor, evakuimin e personave tjerë, trajtimin e personave të traumatizuar dhe strehimin e personave te rrezikuar nga vërshimet. Ndërsa Kryqi i Kuq, ka bërë trajtimin e të traumatizuarve, si dhe ka ngritur tenda për strehimin e personave të rrezikuar. Pas kësaj është inskenuar një rast zjarri, me persona të lënduar brenda objektit, edhe në këtë rast janë ndjekur procedurat e njëjta të intervenimit, sikur edhe në intervenimin e tretë, në një rast aksidenti më të lënduar. Në fund të ushtrimit është bërë edhe një analizë e realizmit të këtij ushtrimi fushor, ku janë analizuar ndjekja e procedurave për rastet e tilla emergjente, vendimmarrja dhe realizimi i operacionit në të tri rastet emergjente. I tërë ky ushtrim fushor, është vëzhguar nga vëzhgues përgjegjës vendor dhe ndërkombëtar, si dhe është përcjellë nga vlerësuesit profesional, vendor dhe të huaj, të cilët do i japin vlerësimet e tyre për këtë ushtrim, ku përmes kësaj do të shikohen përparësitë dhe mangësitë eventuale, për menaxhimin e emergjencave dhe do të vlerësohen kapacitet e Komunës së Malishevës në rastet e tilla.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …